Humb ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë, një prej punonjësve të “Bankers” i cili i ishte bashkuar grevës së urisë, prej afro 1 jave.
Josif Lino, me pozicionin mekanik pasi ka humbur ndjenjat është transportuar drejt qëndrës shëndetësore të kompanisë ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.
Në ditën e 6-të të grevës së urisë, jo vetëm 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjëndjes shëndetësore, por tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës.
BalkanWeb