
Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë diskutimit në Log, u ndal tek sistemi zgjedhor në Shqipëri që sipas tij është produkt i ndryshimeve kushtetuese të 2008.
Vangjeli tha se nisur nga interesat e ngushta të dy partive të mëdha, edhe në zgjedhjet e 11 majit, PD dhe PS nuk miratuan propozimet e pakicës për ndarjen e Shqipërisë në 1 zonë elektorale, cka do të pasqyronte më qartë vullnetin e votuesve shqiptarë.
Duke akuzuar direkt kreun e PD Sali Berisha për pakt me Ramën, analisti Lorenc Vangjeli tha se refuzimi erdhi Berisha pasi ndjehej më afër Ramës se ministrit të tij të dikurshëm, Alibeajt.
“Ndarja e Shqipërisë në zonë elektorale, mund të ishte karta e betejës e pakicës pasi do të hiqte minimalisht 6 deri në 10 deputetë nga mazhoranca. Pra do pasqyronte më qartë vullnetin e votuesit, nuk u bë pikërisht për këtë arsye. sepse zoti Berisha dhe kjo është akuzë, ndjehej më afër me Ramën se me Alibeaj që e ka patur ministrin e tij”, tha Vangjeli.
Lorenc Vangjeli: Ndryshimet kushtetuese të 2008 tentonin bipolaritetin e politikës dhe arsyeja ishte se janë këto partitë e vogla që kemi nëpër këmbë, që na fragmentarizojnë, dhe kërkojnë shumë pushtet, i heqim qafe dhe fituesit i marrin të gjitha.
Sot cfarë po kërkojnë? Decentralizimin e kësaj gjëje sepse sistemi është konsoliduar në një mënyrë të tillë, që është ngurtësuar dhe është shumë e vështirë për tu shkallmuar kështu si është.
Ndarja e Shqipërisë në 1 zonë elektorale, që mund të ishte karta e betejës e pakicës pasi do të hiqte minimalisht 6 deri në 10 deputetë nga mazhoranca. Pra do pasqyronte më qartë vullnetin e votuesit, nuk u bë pikërisht për këtë arsye. sepse zoti Berisha dhe kjo është akuzë, ndjehej më afër me Ramën se me Alibeaj që e ka patur ministrin e tij.
Nuk ka një fajtor të vetëm, të dyja palët hynnë me objektiva të qarta. Njëra palë donte të qeveriste Shqipërinë, tjetra donte të qeveriste partinë. Njëra palë pret raportin për të rrëfyer ja e sheh se nuk humba unë, për tu mbajtur pak me valium dhe adrenalinë.
Shiko lejet vjetore të dhëna në të gjitha ministritë. Kur janë dhënë? Prill e maj, dukej sikur ishte korrik e gusht,
and then