U arrestua dhe më pas u la i lirë, reagon avokati Ulian Barjami: Isha viktimë e një ndalimi të paligjshëm!

Avokati Ulian Barjami, i cili pak ditë më parë u arrestua, dhe më pas u la i lirë, pasi u akuzua se intimidoi gjyqtarin e çështjes ka reaguar.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Bajrami, në Ditën Europiane të Avokatëve, theksoi se ishte viktimë e një ndalimi të paligjshëm.

“Sot, në Ditën Europiane të Avokatëve, ndjej më shumë se kurrë peshën dhe përgjegjësinë që mbart ky profesion fisnik. Ngjarja e fundit, ku u gjenda viktimë e një ndalimi të paligjshëm, nuk ishte vetëm një përvojë personale, ishte një kujtesë e fortë se respekti për avokatin është respekt për drejtësinë.
Kjo ditë na kujton se avokatët janë mburoja e qytetarëve përballë çdo padrejtësie. Çdo cenim ndaj tyre është cenim ndaj vetë themeleve të shtetit të së drejtës.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të reflektuar, për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur dinjitetin e profesionit tonë. Sepse drejtësia nuk ekziston pa avokatin, dhe avokati nuk mund të ekzistojë pa respektin që i detyrohemi si shoqëri. ⚖️”, shkruan Barjami.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×