
Mëngjesin e sotëm i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ishte eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili u ndal në marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë dhe problematikave të cilat kanë lindur në zbatimin e saj në praktikë.
Një problem I evidentuar sipas Hoxhës, është fakti që nuk është parashikuar që legjislacioni italian është I ndryhsm nga ai shqiptar, lidhur me pensionin e parakohshëm, duke sjellë dhe raste konkrete ku qytetarët shqiptarë kanë mbetur pa pension të parakohshëm edhe pse plotësojnë kushtet në shtetin italian dhe duhet nga Shqipëria vetëm një verifikim sa i përket viteve të punës të cilat I kanë pasur në vendin tonë.
“Ka pasur probleme jo të vogla mbi fatet e qytetarëve. Vetëm në zyrën timë në javën e kaluar kisha 5 raste të shqiptarëve të cilët jetojnë në Itali, që kanë plotësuar kushtet për të dalë në pension të parakohshëm.
Qeveria shqiptare duhet t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve të tij, sepse kanë 2 periudha sigurimi, disa vite në Shqipëri për të cilën kanë dokumentacionin për punë e kryer këtu, dhe pjesa tjetër e konfirmuar në Itali., në vendin ku kanë rezidencën dhe jetojnë.
Në momentin që kanë plotësuar 42 vite pune në të dy shtetet, I lind e drejta për pension të parakohshëm pavarësisht moshës.
Italia kërkon konfirmimin e punës në Shqipëri, por punonjësit këtu pretendojnë se duhet mbushur mosha e pensionit pastaj duhet aplikuar. Kjo ndikon që të mos dalin dot në pension të parakohshëm. Administrata duhet të përgjigjet në kohë e të mos bëhet pengesë”, tha ai.
and then