“Zv.kryeministrja nën hetim për korrupsion nga SPAK, 99% e mediave se dhanë, se i paguani!”, Shehaj me tone të forta: O Taulant, ku i gjeni lekët?

Agron Shehaj i Mundësisë me tone të forta ka lësuar akuza në drejtim të maxhorancës. Ai tha se PS ka blerë mediat, pasi në rastin e lajmit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, nuk e raportuan. Sipas Shehajt, mediat janë blerë.

“Shiko Taulant, ti je mësuar për ti bërë shqiptarët për budallenj. Por është e qartë pse e keni ngritur këtë komisioni të zhdukë partitë e reja. Këto lojërat tuaja që bëheni bashkë, dhe pa përfshirë askënd, dhe dilni me listën ku jemi dhe ne brenda, nuk na bëjnë pis. Si nuk ju vjen turp që flisni ju për partitë politike. Ku i gjeni ju ato miliona euro? Ku i gjen paratë taulant? Miliona euro që harxhoni nëpër media. Doli një lajm para ca ditësh që Zëvendëskryeministrja është nën hetim për korrupsion, s’doli në 99 përqind të mediave, se i paguani dhe guxoni vini këtu dhe flisni për financimin e partive politike. T’ju vijë turp.”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×