
Deputeti i PD, Belind Këllici, ka kritikuar kreun e parlamentit Niko Peleshin, se po i bllokohet deputetëve të opozitës të gjitha pyetjet në seancën maratonë ditën e sotme që t’ja adresojnë Dumanit dhe Çelës.
Këlliçi tha se maxhoranca po i heq të drejtën opozitës që të adresohen pyetjet më shqetësues ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
“Kjo është një tallje që bëhet me rregulloren e Kuvendit. Kjo është tallje edhe me drejtuesit e institucionet të drejtësisë sepse ata as nuk janë zëdhënës. Se po që ja japin dhe fjalët atyre dhe të na lexojnë edhe fjalimet. Kjo praktikë parlamentare është e konsoliduar në mënyrë të qartë 32 vitet e fundit. Po të shihni proces verbalin e 2023 dhe 2024 në faqen 15 dhe 16 kanë të shkruar momentin kur deputetët fillojnë dhe i adresojnë pyetej drejtuesve të drejtësisë. Për më tepër ju vetë përmendët në nen pikat shtatë ku pyetjet nuk ka të drejtë ti bëjë deputeti. Duhet të ketë një logjikë për ca po i pyesim drejtuesit. Ndërkohë nga ana tjetër ju përmendët keni dy drejtuesit prokurorin e përgjithshëm dhe kreun e SPAK. Të dy bashkë kombinuan në komisionin e ligjeve, dhe në komisionin për nisma qytetare kanë qëndruar 10 orë me deputete e të dyja palëve. I janë adresuar të gjitha pyetjet nga deputetët e opozitës kanë dhënë përgjigjen, kur kanë dashur dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk kuptoj arsyen se përse ju kërkoni t’i hiqni të drejtën deputetëve të këtij parlamenti ti adresojnë pyetjet me shqetësuese. Në një moment, kur nuk janë vrarë gjyqtarë në këto salla. Ne duam të zhvillohet seanca. Asnjë nga deputetët nuk kanë folur ende në foltore sepse ju mbyllni seancën, çdo seancën e kaloni në votim. E vërteta është se deputetët e opozitës vijnë këtu të përgatitur. Sepse vijmë me votat e qytetarëve të opozitës dhe përfaqësojmë interesin e tyre. Jo për ata që flasin për drejtësinë që është kthyer në një levë e pushtetit për të goditur kundërshtarët politikë. Ndaj ju lutem lejoni zhvillimin normal të seancën.”, tha Këlliçi.
and then