Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, te komentet e deputetëve pas pyetjeve me shkrim, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, sa i takon pyetjeve mbi raportimeve të kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, duket se palët kanë gjetur dakordësi mes tyre.

Gazetari Osman Stafa raporton për se pas raportimit të Çelës dhe Dumanit, Metanit, Bogdanit dhe Ilir Rusit, këta të fundit do u përgjigjen pyetjeve të bëra me shkrim. Më pas secili prej deputetëve që kanë bërë pyetje, do të kenë në dispozicion 2 minuta kohë për të bërë komente mbi përgjigjen e titullarëve të këtyre institucioneve të drejtësisë.

Po ashtu mësohet se pas raportimit të pare të prokurorit të përgjithshëm do të ketë një rezolutë dhe pastaj vazhdohet me atë modelin e sipërcituar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×