
Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Të pranishëm në këto homazhe janë edhe disa nga krerët e besimeve fetare mes tyre kryepeshkopi Joan, Baba Mondi,Arqipeshkvi Arjan Dodaj dhe Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Prej mëngjesit të së dielës, kanë nisur homazhet në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano. Bashkëshortja e tij Xhoana nuk ka mundur të fshehë dhimbjen për humbjen e bashkëshortit të saj. Në krah të saj qëndron djali i Nanos, Sokoli.
and then