VIDEO/ Nën tingujt e këngës “My way” dhe karafila të bardhë, Fatos Nano përcillet në banesën e fundit. Rama e Kurti bashkë shoqërojnë kortezhin

Nën tingujt e “My Way”, të Frank Sinatrës, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano doli nga holli i Pallatit të Kongreseve, ndërsa familjarët, miqtë dhe deputetë socialist e ndoqën nga pas të shoqëruar nga muzika funebre.

Xhoi
Xhoi

Qindra qytetarë të mbledhur në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” hodhën karafila të bardhë, mbi arkivolin e liderit historik të PS. Pranë bashkëshortes së Fatos Nanos, shihet Linda Rama e cila mban afër Xhoanën, ndërsa kryeministri Edi Rama shihet në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×