NBA/ Të vetmit pa humbje, Oklahoma vijon marshimin, vjen ndalesa e parë për Spurs e Chicago

Skuadra kampione e Oklahoma është e vetme pa asnjë humbje deri më tani këtë sezon në NBA. Ata mposhtën 137-106 New Orleans, duke korrur suksesin e 7-të sezonal. Tetë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Alexander Shai me 30 pikë. Lakers kanë bindur me fitoren që morën mbrëmjen e kaluar përballë Miami-t me shifrat 130-120, e treta radhazi për kalifornianët. Për Lakers mjaftuan paraqitjet e Luka Doncic (29 pikë, 11 topa në tabelë dhe 10 asist), Austin Reaves (26 pikë dhe 11 asist) dhe Jake LaRavia (25 pikë), të cilët ishin në një ditë të mirë duke mos u lënë asnjë mundësi rivalëve nga Florida (Jaime Jaquez Jr. ishte autor i 31 pikëve).

Fitore me shumë vlera ishte edhe ajo e New York, të cilët i shkaktuan humbjen e parë sezonale ekipit të Bulls-ave me shifrat 128-116. Për Knicks, të cilët shfrytëzuan goditjet për tri pikë (20/42), shkëlqeu Jalen Brunson (31 pikë). Nga ana tjetër ekipi i Chicago-s pagoi shtrenjtë startin e dobët të ndeshjes ku ritmi i ulët i penalizoi si në mbrojtje edhe në sulm. Për ekipin në fjalë nuk mjaftoi nata e madhe në të cilën ndodhej Josh Giddey, i cili mbylli takimin me 23 pikë, 12 topa në tabelë dhe 12 asist. Humbjen e parë pësoi këtë sezon edhe San Antonio, që u mposht 130-118 nga Phoenix. Devin Booker me 28 pikë u dallua për vendasit.Fitore e rëndësishme edhe për ekipin e Cleveland, e cila falë 37 pikëve të Donovan Mitchell mundi 117-109 Atlanta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×