VIDEO/ Rama ‘dush të ftohtë’ inspektorëve të AKU-së: Hapini rrugë profesionistëve. Studentët e UBT-së të aplikojnë!

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin në fushën e studimeve që prekin sektorët që mbulojnë inspektoratet e AKU-së, të pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, foli për reformim të këtij institucioni.

Ai tha se inspektorët që kanë hyrë pa meritë në këto institucione, duhet t’u hapin rrugë profesionistëve.

“Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë. Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhet të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë mënyrat atyre që janë futur pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që duhet të garantojnë inspektoratit, por pjesë e problemeve që kemi me ta. Dua të falënderoj të gjithë ata pedagogë që janë përfshirë në këtë proces. Dhe dua të ftoj që të gjithë ata studentë që kanë dëshirë që të përfshihen në këto inspektorate apo duan të kontribuojnë, që të guxojnë dhe të aplikojnë kur të hapet procesi i aplikimeve të reja. Do të shfrytëzojmë universitetin për të bërë vlerësime të atyre që duhet të merren në punën, për të shmangur ndikimet e tjera. Sipas zakonit duhet të falënderojmë dhe partnerët e pranishëm.”, tha Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×