
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një deklaratë për mediat, se PD faktoi 2 mijë raste të vjedhjes në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se raporti i OSBE evidentoi disa parregullsi.
“Kemi mbi 2 mijë fakte dhe prova të vjedhjes së zgjedhjeve. Kemi komunikuar online. S’them se sa ka ndikuar, por Edi Rama dështoi totalisht qoftë dhe në ndryshim të një germë të atij raporti. Nuk mund të thotë kush se këto rezoluta janë partiake, por s’mund të thotë se 300 vëzhgues, me përfaqësues të Asamblesë së PE, kanë linja partiake. Raporti thekson se në shqyrtimin e fakteve, se SKAPI ishte indiferent. Kjo përbën një damkë madhore. Raporti thotë se ligji elektoral u shkelmua. 4530 aktivitete në kundërshtim me ligjin.
Pse u mor e pandehur Balluku? Shkeli barazinë në tendera. Për Troplinin, të shkelët barazi për zgjedhjet, s’përbën problem. E vërteta është se është në meritën e madhe të atyre vëzhguesve të tyre që pikërisht te kjo çështje më themelore, ata ndalën dhe rikthehen.
and then