Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Dorjan Teliti: Pasojë e qëndrimit të mazhorancës, refuzuan të përfshinin në vendim shkeljet reale të tij. Vazhdojmë betejën për Tiranën!

Kreu i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt nga Qeveria duke e rikthyer në detyrë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Teliti tha se ky vendim është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen Veliaj është pasojë e drejtpërdrejtë e qëndrimit të mazhorancës, e cila refuzoi kërkesën tonë për të pasuruar vendimin e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak me shkeljet reale të shumta të kryera nga kryetari i bashkisë, si dhe për t’i garantuar atij të drejtën kushtetuese të mbrojtjes para Këshillit Bashkiak.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi, ne do vazhdojmë betejën për Tiranën kurdo qofshin zgjedhjet”, shkruan Teliti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×