
Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga janari, pensionet do të pësojnë rritje. Rama tha se është i lumtur për vendimin që mori qeveria, duke plotësuar kështu sipas tij një nga premtimet elektorale.
“Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projekt buxhetin 2026 dhe jam i lumtur ,se kam përdorur ndonjëherë këtë fjalë, por jam i lumtur të them që ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.
Më në fund pikërisht sepse nuk jemi më ai vendi që me zor mbahej në këmbë por me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund të bëjmë atë që premtuam. Të rrisim çdo vit pensionet sipas objektivave.
Nga janari rritje e shtrirë muaj për muaj përmbi indesksimin e përvitshëm”, tha ai.
and then