EMRI/ U gjet me kokainë ati për shitje, arrestohet 32-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses një tjetër goditje ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë një shtetas që dyshohej se merrej me shitjen e kokainës në doza, në zona të ndryshme të qytetit.

Në pranga u vu Marko Xhafa, 32 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i tij u bë si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve operative nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×