Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, ministri Malaj prezanton projekt buxhetin për 2026, të hënën kalon për diskutim në komisionet parlamentare

Në orën 14:00 pritet të nisë mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, aty ku ministri Petrit Malaj do të prezantojë Projektbuxhetin për vitin 2026, që më vonë do të diskutohet në komisionet parlamentare.

Gazetarja Erjola Jata raporton se pas një mbledhje të gjatë të qeverisë, buxheti është miratuar nga qeveria dhe ka kaluar në Kuvend.

8.8 mld euro është buxheti i vitit të ardhshëm, ku një vëmendje të veçantë u është kushtuar pensionistëve të cilët përveç bonusit të fundvitit do të përfitojnë edhe rritjen e pensioneve dhe indeksimin.

Kryeministri Edi Rama dha pak më parë dhe lajmin që paga minimale do të rritet nga 400 euro në 500, ndërsa brenda mandatit do të shkojë në 700 euro.

Në pjesën e paketës fiskale është parashikuar rivlerësimi i pasurisë në 15 për qind.

Të hënën pritet që projektbuxheti të diskutohet në komisionet parlamentare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×