
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kujtuar komunikimin telefonik mes zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe ish kreut të ARRSH Evis Berberin.
Ai ka sqaruar edhe një herë skemën se si për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë u anulua tenderi për kompaninë Gjoka dhe iu dha kompanisë turke për 50 mln euro më shumë.
“Ju e dini që ka pasur një procedurë të lartë, ku oferta e paraqitur nga kompania Gjoka ishte 50 milionë euro. Në dosje ka komunikime me mesazhe nga një telefon BlackBerry midis Ballukut dhe drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi. Në këto komunikime, Balluku kërkon ofertat dhe e urdhëron të anulojë tenderin, pa pasur asnjë arsye ligjore.
Nëse i lexoni komunikimet, kuptohet qartë nga mënyra e të shkruarit se flitet për ndjesi, që ky tender duhet të anulohet. Berberi i përgjigjet: ‘Ti, kur ndjesitë i ke të mira.’
Gjatë kohës kur ishte hapur gara, ka pasur komunikime të Ballukut me kompaninë turke.”, tha Bardhi.
and then