Zgjedhjet e pjesshme lokale, Ilirjan Celibashi: Pjesëmarrja totale në të pesë bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV, por…

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dhënën detajet e fundit sa i përket procesit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, në 5 bashki të vendit, Mat, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Vlorë.

Ai u shpreh se në 80 për qind të qendrave të votimit, procesi ka nisur në orën 07:00, ndërsa sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në proces, Celibashi u shpreh se deri tani të drejtën e votës e kanë ushtruar 2.42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Deri tani nuk janë raportuar problematika mbi fillimin e procesit të votimit në këto 5 bashki, as me përdorimin e pajisve elektronike të identifikimit të zgjedhësve. 100 përqind e qendrave të votimit, janë paraqitur operatorët.
Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi për shkak të problemeve të mbulimit me valë, por po merren në rrugë operative.
2.42 përqind është pjesëmarrja totale në të pesë bashkitë, deri në këtë moment”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×