Pjesëmarrje e ulët në votime, Çuçi justifikohet: Kur nuk ke kundërshtar të fortë stadiumi mbetet bosh!

Blendi Çuçi e ka justifikuar mungesën e lartë të votuesve në zgjedhje me mungesën e një kundërshtari të fortë.

Në fjalën e tij krah Brunilda Mersinit, pas shpalljes së fitores së kësaj të fundit për Bashkinë Vlorë, ai u shpreh: Pjesëmarrja nuk është mesazh për PS, nga përqindja e votave u pa se shumica e votuesve ishin socialistët. Pjesëmarrja varet nga shumë faktorë, kjo mes të tjerash varet edhe nga fakti që nuk kishim një kundërshtar të fortë, është si në futboll që kur nuk ke një kundërshtar të fortë dhe dihet rezultati, stadiumi mbetet bosh.

Kjo u vu re edhe në bashkitë e tjera. Gara në të gjitha bashkitë kishte ulje të pjesëmarrësve. Kjo nuk më shqetëson. Jam i lumtur që për herë të parë kemi në krye të Bashkisë Vlorë një grua.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×