Inter “zgjohet” në krye, zikaltërit triumfojnë 2-0 ndaj Lazio-s, tani i pret derbi, por Chivu “driblon” Milan (VIDEO)

Triumfi 2-0 në “San Siro” përballë Lazio-s i dhuroi Inter kreun e Serie A, në kuotën e 24 pikëve, po aq sa Roma dhe +2 në raport me Milan, rivalin e tyre të radhës. Pas 2 fitoreve me shumë fat, ekipi i Chivu rikthehet bindshëm, me zikaltërit që nuk e diskutuan për asnjë moment suksesin përballë Sarri-t dhe djemve të tij.

Kapiteni Lautaro Martinez hapi ndeshjen me gol, ku pas vetëm 2 minutash me një goditje të saktë stampoi topin në trepikësh. Në fraksionin e dytë, Dimarco futi një top perfekt në zonë, aty ku në shtyllën e dytë, Bonny e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Lazio e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, ishin dhe të pafat ku goditja e Gila-s u përplas në shtyllë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Inter që siguroi fitoren e 3 radhazi në Serie A. Cristian Chivu, trajneri i Inter shijon këtë fitore përballë Lazio-s, ndërsa nuk preferoi të flas për derbin kundër Milan:

“Tani do të shijoj këtë fitore, do shkoj në shtëpi dhe do të kaloj në kohë të mirë me familjen, më pas do të mendoj për derbin”, u shpreh Chivu.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kreu nw dy. Komandojnw Inter e Roma, e kanw seriozisht”, shkruan Corriere.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×