“ASNJË të mos marrë pjesë!”/ PD nis sot bojkotin ndaj komisioneve, mblidhet grupi parlamentar i demokratëve. Çfarë pritet të ndodhë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur nga sot bojkotimin e përkohsëhm të punimeve në Kuvend, duke mos qenë pjesë e Komisioneve Parlamentare.

Ky është një vendim i marrë ditën e djeshme

Në mesazhin e siguruar nga Neës24, që kreu i grupit Gazment Bardhi u ka dërguar deputetëve demokratë e ka theksuar disa herë që asnjë deputet nuk të bëhet pjesë e komisioneve.

“Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, thuhet në mesazhin e Bardhit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×