Sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, qytetari që u konfliktua me këshilltarin: U ngrit dhe na kërcënoi!

Kevi Muçllari, i përfshirë në sherrin me këshilltarin bashkiak Engjëll Shyti në Këshillin Bashkiak të Pogradecit ka folur për mediat pas incidentit.

Ai shpjegoi konfliktin, i cili eskaloi nga përplasja verbale deri në konfrontim fizik mes të dyve.

“Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti , keshilltar u ngrit dhe na kërcenoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër. Kryetari i bashkisë tha , këto janë teka kjo eshtë e pavërtetë deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale. Të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme. Në këto momente kryetari i bashkise tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi per ta lenë ketu kete punë. Edhe keshilltarët turp të kenë qe mbajten këtë qëndrim që nga fillimi , edhe ata qe e ndryshuan. Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndrruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti eshtë i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë’, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×