
Rikthehet historia e Natashës së Tik-Tok ut, dhe djalit të saj, të cilët u akuzuar se shfrytëzonin në rrjetet sociale djalin e mitur të këtij të fundit. Pasi la qelinë, Armando Kumaraku, do të flasë sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24. Ai bëri një apel për djalin e tij, i cili tashmë ndodhet me nënën e tij.
Ai tha se e drejta e tij do të dalë në shesh. “Zemra e babit ja ku jam. Jam shumë mirë. Mos ki merak. Kam ardhur këtu për të gjetur të drejtën. Të kanë prishur imazhin ty dhe mua. Ndaj kam ardhur këtu. Mos u mërzit për babin se babi është shumë mirë.”, tha Armando.
“Personi i parë që takova ishte nëna ime. Sapo dola, çova sms te ish-bashkëshortja ime. Ajo kishte bërë bllok. Kudo bllok. U mundova që të lajmëroja djalin përmes rrjeteve sociale se ‘babi është mirë. Të do babi shumë. Më prit se me ndihmën e këtij emisioni, do të bashkohemi” kështu tha Armando.
and then