
Deputeti i lëvizjes “Bashkë” Redi Muçi u shpreh në studion e Log. në News24, se kryeministri Edi Rama po kërkon të mbajë afër dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Erion Veliajn dhe Belinda Ballukun, njëri brenda në qeli dhe zv/kryeministrja e marrë e pandehur nga SPAK.
Sipas Muçit, në rastin e Ahmetajt u distancua, me Veliajn ra në konsensus për ta lëshuar, ndërsa me Ballukun ai po kërkon ta mbajë afër. Deputeti tha se nuk mund të ketë prezumim pafajësie për zyrtarë të lartë.
“Për qytetarë të thjeshtë që akuzohen për shkelje ligjor, ka prezumim pafajësie deri në momentin të gjykohet, por për një funksionar të lartë, nuk mund të ketë prezumim pafajësie për aq kohë ka në dorë frerët e shtetit.
Nesër, supozohet në komisionin e Infrastrukturës të vijë të paraqesë buxhetin Belinda Balluku, pra një person i cili është nën hetim për shkelej të barazie ne tendera, do vijë të na paraqesë koncesionet në 2026”, tha deputeti i lëvizjes “Bashkë”.
Redi Muçi: Kemi hyrë në fazë të re të marrëdhënies së drejtësisë me Ramën. Në rastin e Ahmetajt u distancua, me Veliajn ra në konsensus për ta lëshuar, ndërsa me Ballukun, ai po kërkon ta rehabilitojë Veliajn, ai po kërkon t’i mbajë të dy afër vetes të bashkuar.
Është absurde që flamuri i PS është që ata mbështesin drejtësinë dhe nga ana tjetër sa herë ka figura të larta në hetim nuk i hapin rrugë drejtësisë.
Nuk mund të ketë prezumim pafajësie për zyrtarë të lartë. Për qytetarë të thjeshtë që akuzohen për shkelje ligjor, ka prezumim pafajësie deri në momentin të gjykohet, por për një funksionar të lartë, nuk mund të ketë prezumim pafajësie për aq kohë ka në dorë frerët e shtetit.
Nesër, supozohet në komisionin e Infrastrukturës të vijë të paraqesë buxhetin Belinda Balluku, pra një person i cili është nën hetim për shkelej të barazie ne tendera, do vijë të na paraqesë koncesionet në 2026.
Jam dakord që Rama të merrte përgjegjësitë e veta dhe ta shkarkonte Ballukun. Ka në dallim mes akuzave ndaj Ballukut dhe Veliajt. Ai është figura qendrore e akuzës, mund të ketë bërë korrupsion me një ndërtues dhe jo detyrimisht implikon Ramën, por Balluku me një megaprojekt kombëtar si Tuneli I Llogarasë, detyrimisht e përfshin Edi Ramën. Ndaj Balluku është nën një pozitë më të mirë dhe të fortë se Veliaj. Ndaj Rama nuk ka ndermend ta shkarkoj apo ta detyrojë të jap dorëheqjen.
Vetë akuza për shkelje të barazisë në tendera, nuk është se e rëndon shumë, do të duhej të shoqërohej edhe me akuzën për korrupsion
and then