VIDEO/ “Larg o Zot të ndodhë gjë”, Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pa kolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e tunelit të Llogarasë, për të cilin ministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

Sipas Këlliçit, tuneli ende nuk është kolauduar dhe për këtë arsye përbën një rrezik potencial për jetën e qytetarëve që e përdorin.

“Uroj që të jetë vetëm një hipotezë, por kam një arsye për ta ngritur këtë çështje. I kam drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës në komision: A është kolauduar tuneli i Llogarasë?” deklaroi Këlliçi.

Deputeti demokrat shtoi se nga përgjigjet e marra rezulton se nuk ekziston ende një akt zyrtar kolaudimi për tunelin, çka sipas tij duhet të kishte qenë një pikënisje hetimi për SPAK.

“Nuk ka një akt kolaudimi për tunelin e Llogarasë dhe kjo duhet të ishte sinjal që aty të vendosej shiriti. Larg o Zot të ndodhë ndonjë tragjedi,” theksoi ai.

Këlliçi e konsideroi këtë fakt si një tjetër dëshmi të mungesës së transparencës dhe përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve që menaxhojnë projektet publike, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve kompetente për të garantuar sigurinë e qytetarëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×