Parashikimi i motit për sot, 13 nëntor 2025

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me orë të gjata me diell që do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat minimale do të ulen në 2 gradë në zonat veriore deri në 8 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet. Ndërsa temperaturat maksimale do të variojnë nga 15 gradë në zonat malore deri në 23 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 5 m/s, duke u përforcuar deri në 10 m/s përgjatë bregdetit dhe zonave luginore.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×