Berisha kundërshton vendimin që e la në arrest shtëpie, GJK cakton datën për shqyrtimin e padisë së kreut të PD

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën 17 dhjetor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës gjyqësore lidhur me padinë e paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve, mbi bazë të dokumenteve të depozituara nga avokatët dhe institucionet përkatëse.

Në padi, Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i marrë në shtator dhe dhjetor të vitit 2024, me të cilin ai u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese më 17 dhjetor pritet të ketë rëndësi të veçantë, pasi mund të ndikojë në vijimin e procedurave gjyqësore ndaj Berishës, i cili akuzohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e ish-kompleksit “Partizani”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×