Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 nuk do t’i duhet t’i tërheqim veshin Qiriakosit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë një konference të përbashkët folën edhe për marrëdhëniet me Greqinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Rama u shpreh se në Shqipëri ka ministra që flasin greqisht, dhe se vendi i tij është i gatshëm të bashkëpunojë me Athinën, pavarësisht sfidave të kaluara. Ai kujtoi incidentin e rëndë me anijen Sibila, duke theksuar se Italia ende nuk ka kërkuar falje, dhe shtoi se po punohet për ndalimin e fluksit migrator përmes dy autovedettave.

Meloni theksoi mbështetjen e Italisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për respektimin e rregullave. “Faktikisht, përfundimi i marrëveshjeve të fundit tregon punën e mirë që ka bërë Shqipëria,” tha ajo. Ajo shtoi se po punohet për përfshirjen e universiteteve italiane të drejtësisë në hartimin e teksteve juridiksionale. Meloni gjithashtu theksoi marrëdhëniet e mira me miqtë grekë, duke i konsideruar ata si partnerë të angazhuar për të mirën e Europës.

Rama shtoi se Italia dhe Greqia janë vende fqinje, dhe se marrëdhënia e tyre është e relaksuar për shkak të detit që i ndan. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe punojmë mirë së bashku. Vlerat e mbrojtjes dhe të të drejtave të pakicave janë parime të pandashme për Shqipërinë,” tha ai. Rama shprehu optimizëm se deri në vitin 2028, kur Italia do të ketë kryesinë e Bashkimit Europian dhe Meloni do të drejtojë negociatat, çdo çështje me Greqinë do të jetë zgjidhur.

Ai vuri në dukje gjithashtu bashkëpunimin e fortë mes dy vendeve: “Është e sigurt që jemi të lumtur të ndihmojmë Italinë. Nuk do ta harroj kurrë ndihmën që zjarrfikësit italianë dhanë gjatë tërmetit në Shqipëri, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar njerëz që takuan për herë të parë. Këto janë gjëra që e bëjnë Italinë më shumë se një aleat; ajo është motër e Shqipërisë.”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×