
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me faktin që kreu i PD Sali Berisha nuk u paraqit sot në SPAK, ku u thirr për “21 janarin”.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se frikacaku dhe i keqi s’fshihen dot gjatë, ndërsa shtoi se pavarësisht se çfarë pretendohet, njoftimi për paraqitjen ka shkuar për Berishën edhe në banesën e tij dhe në dy vendet e punës.
Balla nënvizoi se procesi gjyqësor për ngjarjet e 21 Janarit, tashmë i rihapur pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përbën “testin e së vërtetës” për drejtësinë shqiptare dhe se koha kur urdhërat e Prokurorisë nuk zbatoheshin “ka përfunduar përgjithmonë”.
“Thënia e mençur se “gënjeshtari, frikacaku dhe i keqi nuk fshihen dot gjatë — e vërteta i zbulon vetë”, i shkon fiks këtij bufit. Drejtësia (Prokuroria e Posaçme) i paska çuar njoftimin tek shtëpia, “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”. Gjithashtu ia paska dërguar njoftimin në dy vendet e punës, sekretaria e Grupit dhe Partisë “refuzon të marrë njoftimin”. Çfarë turpi, për këtë dhe ata që e rrethojnë, të cilët për çdo rast tjetër mezi presin të tundin njoftimet e të tjerëve.
Një gjë është e qartë se falë vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, hetimi i vrasjeve të 21 Janarit është testi i së vërtetës për drejtësinë shqiptare. Koha kur Policia nuk zbatonte urdhërat e Prokurorisë nuk do të kthehet më kurrë. Ajo kohë ka perënduar bashkë me vdekjen politike të katranit me bojë”, tha ai.
and then