Plagosën me thikë 39-vjeçarin në Vlorë, pas hekurave dy të rinj

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, të moshave 23 dhe 26 vjeç, të dyshuar për plagosjen e rëndë të një 39-vjeçari pas një konflikti të ndodhur mes tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, dy të arrestuarit dyshohet se kanë përdorur një mjet prerës (thikë), duke e goditur shtetasin 39-vjeç, me banim në Mal të Zi, në disa pjesë të trupit.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, vihen në pranga 2 autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 15.11.2025, arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

* D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.”, sqaron policia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×