
Partia e Lirisë ka konfirmuar mbështetje për protestën e thirrur nga Sali Berisha, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00 përballë Kryeministrisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka shpërndarë një postim në Facebook, ku thekson se është e domosdoshme që qytetarët të ngrejnë zërin për të mbrojtur familjet, ekonominë dhe demokracinë.
Në postim, Blushi thotë:
“Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë!”
Ai thekson se protestuesit do të dalin për të mbrojtur:
Familjen dhe fëmijët tanë, që janë nën kërcënimin e ligjeve çnjerëzore që po përpiqen të normalizojnë sjellje dhe vese të dëmshme.
Ekonominë e familjeve shqiptare, të cilat po rëndohen nga kostoja e papërballueshme e jetesës dhe abuzimet e përditshme të Qeverisë.
Demokracinë, e cila po kërcënohet nga një regjim që po vepron kundër lirisë dhe të drejtave tona.
Në përfundim, Blushi bën thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të tregojnë forcën e një populli të ndershëm dhe patriot.
“Le ta ngremë zërin së bashku! Le të tregojmë se ky vend ka njerëz të ndershëm dhe patriotë që nuk dorëzohen kurrë! Protesto për familjen, për ekonominë, për demokracinë!”
and then