VIDEO/ E ‘ngujuar’ prej 4 orësh në Kryeministri! Çfarë po ndodh në takimin ‘kokë më kokë’ mes Ramës dhe Ballukut

Prej orës 12:15 minuta, Belinda Balluku ndodhet e ‘ngujuar’ në Kryeministri. Ajo po takohet me kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë, takim ky që nuk është i rastësishëm pas vendimit të GJKKO për dy masa. GJKKO vendosi të pezullojë nga detyra dhe t’i bllokojë pasaportën duke mos i lejuar asaj largimin jashtë vendit.

Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj tha se Balluku mund të apelojë vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra.

“Sa i përket anës morale, zonja Balluku duhet të japë dorëheqje nga dy detyrat, si zv.kryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës. Ndërkohë nëse nuk jep dorëheqje, i takon kryeministrit që ta shkarkojë.

Por nga ana ligjore, ajo ka të drejtë që të qëndrojë në detyrë, pasi mund të apelojë vendimin e GJKKO.

Do të jetë vendimi i GJKKO për të parë se si do të veprohet më pas, nëse do të pranohet apo jo rekursi i saj. Pritet që në orët në vijim të zbardhen detaje”, tha Gjençaj në një lidhje live nga jashtë Kryeministrisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×