“Dorëzo Belindën!”/ Balluku mbi 7 orë në Kryeministri, Shehaj: Qendrimi i PD, i pa kuptueshëm. Ulet në një tryezë me Ramën dhe…

Partia Mundësia ka organizuar ditën e djeshme një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, teksa brenda saj ndodhej Belinda Balluku, e cila qendroi atje për më shumë se 7 orë.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Agron Shehaj ka deklaruar se kjo është mënyra se si një parti opozitare duhet të reagonte përballe një ngjarje të tillë, kur zëvendës kryeministrja është tashmë e pandehur dhe nën masa sigurie nga GJKKO.

“Ishte e paimagjinueshme që qeveria pasi Belinda Balluku u shkarkua me vendim gjykate, thuri plane si do ta mbrojë dhe çdo të bëjë sepse nuk e lëshon dot, një parti opozitare në pak orë me ato mundësi që ishin u organizuam dhe shkuam t’i kërkonim Ramës të jepte dorëheqjen dhe të mos pengonte drejtësinë për Ballukun.
Duhet të shkonim aty ku ata po fshiheshin”, tha ai.
Në lidhje me qëndrimin e deri tanishme nga PD në lidhje me këtë çështje, ai u tha se opozita duhet bërë ndryshe.
“Ka disa ngjarje që janë të pa kuptueshme siç është komisioni për Reformën Zgjedhore dhe ulet në një tryezë me Ramën. Është e pa kuptueshme sipas meje. Rama ndenji me orë të tëra me Ballukun dhe Ulsi Manjën dhe kanë planifikuar ç’mund të bëjnë për të shpëtuar Belën sot që të shpëtojnë veten e tyre nesër”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×