Mblidhet Komisioni për “Territorialen”/ Luçiano Boçi: Reforma e parë dështoi! Mazniku: Mos bëni politikë! Të përgatisim bashkitë që të punojnë me Brukselin

Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Luçiano Boçi ka deklaruar se pavarësisht se “shitet” sikur ky komision u krijua si përgatitje për anëtarësimin në BE, në të vërtetë kjo vjen pas dështimit të reformës paraardhëse territoriale.

“Shqipëria po bëhet gati të hyjë në BE dhe duhen standarde dhe në nivel lokal. Ajo që na ka bërë bashkë nuk është në fakt BE por dështimi i reformës së 2015, që u kthye në një centralizim duke i hequr kompetenca pushtetit lokal dhe duke e ccuar qeverisjen vendore në mos funksionim në disa territore. Kërkesa kryesore është më shumë bashki dhe më shumë shërbime. Pra një Reformë e re Territoriale. Jemi këtu për të bashkëpunuar, por jo për të qenë bashkë për një rezultat që mazhoranca ka parapërgatitur”, tha ai.

Ndërkohë bashkë kryetari Arbjan Mazniku është shprehur se nuk duhet të bëhet politikë, ndërkohë që duhet një proces shumë intensiv në nivel lokal për të përgatitur bashkitë që të funksionojnë në nivel Europian.

“Do të mundohem të shmang gjithë kohës futjen e debatit të hullinë politike. Duhet të bazohemi në fakte dhe shifra. Bën sens që njerëzit të kem në opinione politike, por duhen parë shifrat dhe eksperienca në terren.
Jemi në një proces shumë aktiv në nivel qendror për integrimin në BE, paralelisht na duhet një proces intensiv edhe në nivel lokal që bashkitë të jenë të forta e të afta të funksionojnë në nivel europian, të bëjnë projekte të tërheqin fonde. Të mos merremi sot me çështjen e numrit të bashkive por me kompetencat”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×