
Tritan Shehu ka kthyer në vëmendje situatë ne vështirë në shëndetësi. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Shehu është ndalur tek rimbursimi i medikamenteve për qytetarët, ku thotë se duhet që të rritet vlera e financimit në buxhet nga 13 500 milion lekë në 27 milion lekë.
Shehu shtoi se këtë shqetësim e ka trajtuar edhe gjatë mbledhjes në Komisionin Parlamentar.
“Rimbursimi i medikamenteve per qytetaret: Te rritet vlera e financimit ne buxhet nga 13 500 milion leke ne 27 000 milion leke. Ky eshte amendameti Nr 2 i paraqitur nga une ne Komisionin Parlamentar, nepermjet te cilit ngrita dy probleme:
1- Vlera e rimbursimit te medikamenteve eshte tejet e ulet, reth 40% e saj.
Duke qene keshtu nen cdo standart europian, qe qendron ne reth 90%.
Nje barre e madhe financiare kjo mbi qytetaret, qe nuk mund te perballohet.
Rritja e financimit e kerkuar sot e con ne reth 80%, duke e afruar me ate te Rajonit.
2– Aktualisht dhe ato medikamente te rimbursuara ne nje lloj vlere, ne shumice nuk jane te certifikuara nga EMA (agjensia europiane), as FDI amerikane.
Ato nuk lejohen te qarkullojne ne vendet e BE si te pa sigurta. Ndryshimi i Ligjit nga Rilindja me 2014 shkaterroi sigurine medikamentoze ne Shqiperi.
Stimuloi keshtu sjelljen me “canta” te medikamenteve nga vendet e origjines se sigurte, pra format legale, rritjen e kostos per qytetaret e prishjen e skemes se ndjekjes Track&Trace te tyre.
Rritja e finacimit te kerkuar sot per rimbursim do te:
—Lehtesonte financiarisht qytetaret, shtonte llojshmerine e tyre.
—Do te forconte sigurine medikamentoze duke dominuar medikamentet e origjines se sigurte.
Fatkeqesisht edhe kete amendament kjo Rilindje e refuzoi ne Komision”, thotë ndër të tjera Shehu, ndërs shton se do të vazhdojne përpjekje në seancen plenare per te dy amendamentet.
and then