Përplasja në degën e Kamzës, Noka: Debatet janë normale, zonja nuk është anëtare Kryesie. Jam në politikë prej njerëzve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar incidentin e fundit të ndodhur brenda strukturave të PD-së, ku pas një debati me një anëtare të partisë.

Noka u shpreh se debatet janë pjesë e zakonshme e funksionimit të çdo strukture politike dhe se ai vetë i mirëpret kritikat.

“Shqiptarët duan të dinë çfarë shqetësimi ka një njeri në një strukturë që bëj debat unë apo dikush tjetër. Ne i kemi debatet të përditshme në struktura, ka rregulla e statut. Ka kritika e debate, aty jemi prapë,” tha Noka.

Ai theksoi se marrëdhënia me anëtarësinë ka qenë gjithmonë shtylla e karrierës së tij politike.

“Unë marr parasysh çdo kritikë dhe këtu në këtë pikë politike kam arritur prej atyre njerëzve. Unë vij nga njerëzit. Karrierën time e kam falë atyre dhe marrëdhënies me ta,” u shpreh ai.

Ai sqaroi se zonja në fjalë nuk është anëtare e Kryesisë, ndaj edhe nuk ka se si të jetë përjashtuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×