Kryeqyteti në festë! Mbahen ceremoni festive për ditën e Flamurit. Tirana ‘vishet’ kuq e zi!

E gjithë shqiptaria sot ka festë! Teksa sot shënojnë plot 113 vite nga data e shpalljes së Pavarësisë, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh festive.

Në sheshin Skëndërbej u mbajt një ceremoni simbolike e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë së qytetit dhe jo vetëm. Në ceremoni mbajti fjalën kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për shqiptarët.

Ndërkohë, ceremoni festive është dhe në zonën e Pazarit të Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×