Takimi i Salianjit me më të votuarit e primareve dhe listave të hapura, reagon për herë të parë Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar për mikrofonin e News24 takimin e zhvilluar dje nga një sërë eksponentësh të Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se normalisht takimet në kafe nuk meritojnë të komentohen, por theksoi se PD mbetet partia më e hapur dhe demokratike e vendit.

Berisha: Normalisht takimet në kafe nuk meritojnë komente, por PD është partia më e hapur dhe demokratike e këtij vendi për çdo lloj mendimi, ideje dhe kaq mund të them.

Procesi i analizës së brendshme ka nisur, janë bërë gjithë udhëzimet. Kjo nuk përbën asnjë lajm dhe risi, thjesht mediat e përdorin këtë për të mbuluar superskandalet e Ramës dhe Lubisë. Diversitet mendimi në këtë parti ka patur dhe do ketë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×