Ekskluzive/ “Jemi 3 veta, nga 5 mijë vëlla”, zbardhet biseda mes Igli Haxhiajt dhe Denis Myftiut. Komunikimet në SKY ECC fundosin oficerin e Antiterrorit

siguron dosjen hetimore të SPAK, që në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias, goditi një rrjet kriminal droge, ku u lëshuan disa urdhër-arreste. Mes 24 urdhër-arresteve të lëshuara, u arrestua dhe një oficer i Antiterrorit në Shqipëri, që akuzohet se nxirrte sekretet hetimore të policisë.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar ekskluzivisht për dosjen, ku zbardhen përgjimet që fundosëm oficerin, i cili në kohën që dyshohet se ka kryer veprën penale, ai ushtronte detyrën e oficerit të Forcave Operacionale. Në dosje thuhet se ai komunikon me një nga anëtarët e grupit kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Italisë, Dario Alias Denis Myftiu.

Komunikimet në SKY ECC
D.Myftiu:
Po të them… po deshe të takona të folim ok.

I.Haxhiaj: Vëlla kjo pune ka një kosto dhe po deshe ok po s’deshe ti e di, se vuna dhe shokët ne siklet, dhe po dalin muhabete kot, qe te te ndihmoj dhe ke per ti pa gjojnat vlla. Jemi 3 veta nga 5 mij vlla. Une kam burreri dhe te tregoj gjithcka por duhet ti me bashkpunu dhe mos lon me dyshu qe nga e ke marr vesh. Por do e bejme rastesisht, dmth qe ti e verteton dhe mos biesh ne sy nga e more vesh. Nqs mednos se bohet ok, po mendove se eshte gjobe me fal mua.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×