
Ish-kandidati për deputeti, Aulon Kalaja, ka sqaruar historinë kur është ndaluar nga policia greke për të hyrë në Greqi.
Kalaja tha se non grata ndaj tij mund të ketë ardhur për shkak të protestave në vitin 2018, ku sipas tij kundërshtonte marrëveshjen e Detit Rama-Tsipras.
“Sipas për llogaritjeve të mia unë besoj se jam shpallur non grata në vitin 2018. Për arsye se nuk i kam ditur zyrtarisht. Megjithëse unë e dija në 2019 kur po udhëtoja me familjen time në doganën e Qafë Botës. Dhe familjes time i postuan pasaportën, ndërkohë mua më thonë se ka një problem. Marrin pasaportën dhe me vendosin gërmën H në letër.
Pastaj sigurisht që u kthyem mbrapsht, pushimet greke u bënë shqiptare. Jam interesuar, kam kontraktuar avokatët. Të tre avokatët grekë janë tërhequr. Fakti që kam pasur pengesë, i kam kërkuar motivacionin e shpalljes non-grada.
Jo zyrtarisht por ata kanë shkuar në policinë e Athinës dhe ka marrë informacion që kisha akuzë. Dy janë momentet për mendimin e tim: momenti i parë janë protestat që unë kam organizuar me aktivistët dhe patriotët 2018, kundër marrëveshjes së detit Tsipras-Rama. Një protestë tjetër ka qenë më 20 janar 2018 ka qenë në Korçë ku ministri grek Kotsiaz takohet me Bushtatin,” tha Kalaja.
Kalaja shton se “nuk është racist” dhe ka respekt ndaj popullit grek, por sipas tij, kërkon të vërtetën e ndalimit të tij.
“Kërkoj ndihmë nga të gjitha institucionet për të zbardhur të vërtetën time. Nuk jam racist. Kam shumë respekt për popullin grek. Më pëlqen shumë Greqia për të kaluar pushimet dhe s’mundem dot të shkoj. Dhe nga ana tjetër dua që e vërteta të dalë.”, tha Kalaja.
and then