“Foltorja është zhvendosje nga rasti Balluku”, Gazetari: PD duhet t’i kishte fokusuar të gjitha energjitë te aferat e ish-zv.kryeministres

Gazetari, Almer Toska, tha se foltorja e opozitës sipas tij, është zhvendosje e vëmendjes i çështjes Balluku. Toska theksoi se PD duhet t’i kishte fokusuar të gjitha energjitë tek aferat e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Kur ti nxjerr në media njerëz që bëjnë pazar me pushtetin çfarë do të mendojnë demokratët e thjeshtë që të mbështesin këta njerëz. Për strukturën e re e di dhe Berisha. Berisha duhet të përgjigjet për këtë gjë, duhet t’ia shpjegojë qytetarëve.

Por ai ka thënë që neve do të bëjmë një proces rifreskimi. Mua më rezulton që Berisha aktualisht ka disa arsye të tjera që nuk po e bën. Ka disa arsye të tjera që nuk po e bën, por duhet ta thotë ai.

Unë mendoj që Berisha aktualisht është në momentin e duhur për ti thënë demokratëve që unë duhet ta ngre PD. Në momentin që del dhe mbledh grup parlamentar, bën një opozitë ka një shpërqëndrimi të energjive nuk përqëndrohet tek rasti i Ballukut. Pra kur një forcë politike nuk shkon dhe i del përballë Ballukut për atë që bëri Veliaj. Foltorja është zhvendosje e vëmendje për rastin Ballukut”, tha Toska.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×