Klevis Balliu denoncon në “Domani” aferën “Kayo”: Modeli Rama-Balluku, kapje totale e shtetit

Klevis Balliu ka denoncuar zyrtarisht në median prestigjioze italiane “Domani” aferën Kayo, një nga skandalet më të rënda që ekspozon qartë kapjen totale të shtetit nga regjimi Rama-Balluku.

Në deklaratën e tij për median ndërkombëtare, Balliu thekson se kjo aferë nuk është një rast i izoluar, por është model qeverisës i ndërtuar mbi korrupsion, klientelizëm dhe zhvatje sistematike të qytetarëve shqiptarë.

Balliu nënvizon se dokumentet e zbuluara nga prokuroritë europiane, së bashku me faktet e paraqitura tashmë publikisht, tregojnë një skemë të strukturuar ku fondet publike devijohen drejt interesave private të rrjetit Rama-Balluku. Sipas tij, kjo aferë është vetëm maja e ajsbergut e një modeli të kalbur që po e çon Shqipërinë drejt humbjes së kontrollit institucional.

Duke folur për “Domani”, Balliu theksoi se është jetike që partnerët ndërkombëtarë të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe rrezikun që paraqet kjo qeveri për sigurinë, ekonominë dhe stabilitetin e vendit. Ai paralajmëroi se çdo vonesë në reagim vetëm sa e thellon krizën dhe e bën më të kushtueshme rikthimin e shtetit te qytetarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×