
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te raporti i Avokatit të Popullit, i cili sipas tij dokumenton trajtim të papranueshëm ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti.
Blushi deklaroi se mënyra e arrestimit dhe mbajtjes së Metës përbën një “rrëmbim kriminal” dhe shkel standardet e procesit hetimor, duke theksuar se ai “është izoluar pa kryer asnjë krim dhe pa shkaktuar dëm shtetit”.
Deputeti u shpreh gjithashtu se Metës i janë mohuar disa nga të drejtat themelore, përfshirë lirinë e shprehjes, takimet me familjarët dhe kontaktet me drejtuesit e partisë.
“Mohimi i së drejtës së fjalës, pamundësia për t’u takuar me familjarët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë, përbëjnë një shkelje flagrante të Konventës për të Drejtat e Njeriut,” tha Blushi.
Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë që të reagojë menjëherë.
“Ministër, në emër të Partisë së Lirisë, të kërkoj të ndërhysh kundër kësaj sjelljeje kriminale që po ushtrohet ndaj kreut të partisë dhe liderit të forcës së dytë opozitare në vend,” përfundoi ai.
Tedi Blushi: Dje, Avokati i Popullit ka publikuar një raport në lidhje e sjelljen kriminale ndaj ish-kryetarit të këtij Parlamentit, ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Ilir Meta, i cili sot, prej më shumë se një viti, vijon të jetë i burgosur politik i një regjimi armik. Jo vetëm ndaj tij dhe ndaj opozitë, por edhe ndaj vlerave njerëzore, lirive dhe të drejtave themelore të çdo shqiptari.
Ky raport, nxjerr në dritë të diellit, fytyrën kriminale të një regjimi në raport me liritë themelore të një njeriu dhe ndaj njërit prej dy liderëve kryesor të opozitës, rrëmbimi kriminal i një viti më parë, vulosi dhe standardet kriminale te hetimit dhe trajtimi të tij në një institucion vuajtje dënimi, ku ai është izoluar pa kryer asnjë krim, pa i shkaktuar asnjë dëm shtetit dhe pa cenuar asnjë qindarkë të taksave të shqiptarëve.
Raporti i Avokatit të Popullit, evidenton qartësisht se mënyra se si ky regjim sillet ndaj Metës, por me shumicën e atyre që janë në burg jo se kanë kryer ndonjë krim, por sepse janë të varfër dhe nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike, thekson se po shkelet Kushtetuta, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, praktika e gjykatës evropiane, ligji për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve…
Mohimi i së drejtës, lirisë së fjalës, mohimi për t’u takuar me familjarët, me drejtuesit e Partisë që ai drejton, në vetvete nuk është gjë tjetër veçse një shkelje flagrante e Konventës së të drejtave të njeriut.
Beteja për Metën, është beteje për lirinë e çdo shqiptari që sot vetëm fizikisht nuk ndodhet në burgjet e Edi Ramës. Një element që nuk duhet harruar është fakti se për të instaluar këtë regjim represiv dhe kriminal, një kontribut të madh ka Ramaforma, e cila shkatërroi reformën në drejtësi…
Zoti ministër, të kërkoj në emër të Partisë së Lirisë, të reagosh ndaj sjelljes kriminale që po ndodh ndaj kreut të PL-së, liderit të forcës së dytë opozitarë ne vend. Kjo është thirrje që buron nga e drejta jonë dhe e drejta dhe liritë e çdo shqiptari. Jepini fund sjelljes kriminale.
and then