VIDEO/ Vllaznia zhgënjen ndaj Vorës, Egnatia pëson disfatë ndaj Flamurtarit

Emocione por jo gola në ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores.

Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 0-0 ndaj Vorës në Shkodër, duke humbur kështu mundësinë për të arritur kreun.

Ekipi i Edi Martinit është në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Vora është në vendin e 7-të me 16 pikë.
Kampionët e Egnatias pësuan disfatë 0-1 ndaj Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga një gol i Ramirez në pjesën e parë.

Humbje e hidhur për rrogozhinasit pa Tetovën në stol, ndërkaq ky sukses për vlonjatët që duan mbijetesën, erdhi në momentin e duhur.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×