
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, gjatë një interviste me moderatoren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”, foli dhe për sulmin ndaj News24, ku gazetarët e “Focus Media News” në muajin gusht, u përballën me një situatë të pazakontë.
Tarran tha se OSBE ka reaguar në atë periudhë duke insistuar që liria e medias të respektohet dhe se problemet e pronës nuk duhet të pengojnë funksionimet normale të mediave.
“Liria e medias është një element thelbësor e çdo demokracie. Dhe patjetër që reagimi atëherë ka qenë dhe do të jetë që liria dhe funksionimi i lirë i medias duhet të respektohet”, tha ambasadori i OSBE-së.
Michel Tarran: Së pari po të mos kishte probleme nuk do të ishim më këtu.
Ne jemi këtu sepse akoma ka fusha ku ne duhet të ndihmojmë. Psh. Sa i përket mediave është një problem i vërtetë si funksionon media edhe këtu. Ne përpiqemi dhe mundohemi të ndihmojmë. Akoma është e nevojshme ndihma për të rishkruar disa ligje për mediat dhe ne do të vazhdojmë punën me instancat kompetente shqiptare.
Ne kemi reaguar duke insistuar që problemet logjistike si problemet e pronës, nuk duhet të pengojnë funksionimet normale të mediave.
Liria e medias është një element thelbësor i çdo demokracie. Dhe patjetër që reagimi atëherë ka qenë dhe do të jetë që liria dhe funksionimi i lirë i medias duhet të respektohet
and then