Bundesliga/ Dortmund nuk humb terren, mund Hoffenheim dhe qëndron në ndjekje të Bayern

Dortmund triumfoi në sfidën përmbyllëse të javës së 13 të kampionatit gjerman, ndaj Hoffenheim, duke mos humbur kështu terren nga kreu i renditjes. Verdhezinjtë zgjidhën gjithçka me nga një gol në çdo pjesë. Julian Brandt shfrytëzoi një pasim nga e djathta të saktë  të Couto në fund të pjesës së parë, për të devijuar saktë në kuadrat dhe kaluar vendasit në avantazh. Fisnik Asllani u aktivizua për 62 minuta lojë, pa lënë dot gjurmë për ekipin e Hoffenheim. Goli mjaft i bukur i Schlotterbeck në min e 15 të pjesës së dytë do të vuloste përfundimisht takimin në favor të Dortmund, me ekipin e Nico Kovacs, që shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e 3.

Kampionati gjerman vijon jo vetëm të kryesohet, por edhe të dominohet nga Bayern i Mynihut. Bavarezët të shtunën shkatërruan Sttugart duke triumfuar thellë 0-5, me Harry Kane që vijon të mos ndalet duke shënuar një tripletë golash. Sulmuesi anglez është një makineri golash këtë sezon, ku në 13 ndeshje të Bundesligës numëron plotë 17 gola. Skuadra e Kompany duket se nuk do të ketë rival për titull, kjo të paktëm me çfarë kanë shprehur deri më tani këto skuadra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×