“Jeta e tim eti mes politikës, familjes dhe sportit”, Djali i Azem Hajdarit kujton momente familjare: Nëna i fikte automatin kur luanë me vëllanë tim, dinte të ishte baba i dashur

Djali i Azem Hajdarit ka kujtuar histori nga jeta personale dhe jo vetëm e të atit dhe përpjekjet e tij për të balancuar jetën mes familjes politikës.

Ai ka rrëfyer sakrificat që babai i tij bënte për të qenë një pesë aktive e momenteve të trazuara politike, ndërsa nuk harronte të ishte i pranishëm edhe në familje.

“Kujtoj me të qeshur historitë që me tregonte xhaxhai, që im atë në të njejtën kohë duhet të ishte shumë akademik, merrte një govatë dhe e vinte me ujë të ftohtë në këmbë që të mos e zinte gjumi natën e të studionte. Kjo për të balancuar jetën personale me atë akademike.
Azemi ishte një baba shumë i dashur, një sportist që sakrifitonte shumë, një njeri politik që gjente kohën të kthehej në shtëpi e të luante me tim vëlla si të ishte një fëmijë e ti bëhej shok, aq luante sa nëna ime ulte edhe automatin si të ishin dy fëmijë që luanin.
Ju falënderoj që jeni këtu sot që mbajmë kujtimin e tij gjallë dhe mbajmë të njëjtat ideale për ne dhe fëmijët tanë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×