
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë nga selia blu, ku u shpreh se një nga shqetësimet kryesore me të cilat përballet sot populli shqiptar është shpopullimi.
Ai ka prezantuar një platformë të përpiluar nga PD në lidhjen me luftimin e shpopullimit dhe nxitjen e lindshmërisë, masa që sipas Berishës duhet të merren që me buxhetin për vitin e ardhshëm.
“Shpopullimi emergjencë absolute. Vendosja enjë platforme që mund të shënojë kthesën e treguesve demografike të popullit shqiptar që ky popull të mos shkojë drejt zhdukjes së pashmangshme me këto tregues që ka sot. Nga 2018 deri sot vdekjet në Shqipëri janë qartësisht më të larta se lindjet. Po të shtojmë këtu edhe largimet masive nga vendi. Boshatisja e Shqipërisë është katastrofe ekzistenciale. PD mendon se duhet të fillohet këtë vit me buxhetin për fëmijët Fëmija i parë të ketë një trajtim mujor 1 mijë euro në vit, fëmija i dytë 2 mijë euro, fëmija i tretë 3 mijë euro bonus, nga 4 e më tutje pesë mijë euro bonus. Të gjitha këto të llogaritura për 30 mijë lindje në vit, shkon në 60 mln euro.
Bonusi mujor për fëmijët e lindur të jetë 50 euro për çdo fëmijë deri në moshën 6 vjeç, 6 euro deri në moshën 80-vjeçare”, u shpreh Berisha.
and then