
Nëse Trabzonspor dëshiron të blejë në mënyrë përfundimtare Ernest Muçin duhet të paguajë 8.5 milionë euro. Presidenti i Besiktas, Serdal Adali, e ka bërë të qartë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Kushtet e Muçit janë të shkruara në kontratë. Nëse kontrata përmbushet, transferimi realizohet. Jashtë kontratës së tij nuk ka asnjë alternativë tjetër”, – tha Adali. Aktualisht sulmuesi kuqezi Muçi luan si i huazuar te Trabzonspor.
and then