
Është arrestuar në Mal të Zi 31-vjeçari shqiptar. Në muajin prill të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Magiljan Deda akuzohet se ka kultivuar, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë mijëra bimë narkotike në fshatrat Gocaj dhe Rraboshtë, Lezhë, të cilat janë përpunuar më pas me qëllim shitjen.
Shitja e lëndës narkotike u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë së Lezhës, në kuadër të operacionit “Vakumi”, të cilat sekuestruan në fshatin Balldre, në muajin prill të këtij viti, 3 thasë me rreth 34 kg cannabis.
and then